Milan/Në rast se dёshton pista Rangnick, ёshtё gati plani B: Luis Campos

0

Milani gjithmonë është në pritje që të dijë nëqoftëse Rangnick do t’a pranojë ose jo propozimin e Ivan Gazidis, por klubi kuqezi ka gati planin B në rast refuzimi nga ana e trajnerit gjerman; Bëhet fjalё për Luis Campos 55-vjeҫarin, aktualisht drejtor teknik i skuadrës së Lillë.Lajmi është konfirmuar nga një burim i afërt me kuqezinjtë për Tuttosport.

Ndërkohë sot në mëngjes sipas Gazzetta dello Sport,Paolo dhe Daniel Maldini janë shëruar nga koronavirusi: të dy rezultuan pozitiv disa javë më parë, por tashmë janë mirë, janë rikuperuar plotësisht nga Covid-19 dhe i janë rrikthyer në aktivitet.

Artikulli i mëparshëmSHBA/ Joe Biden rivali i vetëm i Trump. Bernie Sanders tërhiqet nga gara
Artikulli i radhësReali i ka llogaritë në rregull. Barcelona ul me 30% pagat e lojtarëve