Toptha çokollate me flokë dëbore

0

Recetë e pregatitur me shumë dashuri nga Melisa 🙂

Përbërësit:

  • Dy pako biskota Ringo dyngjyrëshe
  • 175 gr djathë filadelfia
  • 125 gr cokollatë e zezë
  • Pluhur kokosi ose sheqerka me ngjyra ose arra te therrmuara për zbukurim

Përgatitja:

Grijmë biskotat në grirësin elektrik derisa të bëhen pluhur.
I përziejmë me filadelfian me luge druri (ose me duar), derisa të bêhet një brumë i njêtrajtshëm. E vendosim në ngrirje per 30-40 min.
Ndërkohë shkrijmë çokollatën në banjo-mari.
E nxjerrim përzjerjen nga ngrirja dhe me duar formojmë toptha të vegjël.
Ngjyejmë këto toptha me anën e një pincete kuzhine në çokollatën e shkrirë e pastaj sipër u hedhim pluhur arre kokosi ose arrash.
I ftohim sërish në frigorifer per minimumi 1 orë.

Ju bëftë mirë!

Artikulli i mëparshëmSolidaritet, jo lojë me mjekët
Artikulli i radhësCOVID-19/ Shtohet me 17 numri i të prekurve në vend. 23 të shëruar në 24 orët e fundit