Tregjet botërore/ Cmimet e naftës dhe nënprodukteve do të rriten dhe më pas do të ketë një stabilizim – shprehet një burim pranë OPEC

0

Me sytë drejt takimit që pritet të mbahet midis shteteve kryesore prodhuese të naftës, një burim pranë OPEC u shpreh për Bloomberg, se me shpresën e arritjes së një marrëveshje për uljen e prodhimit, do të ketë rritje disa ditore të cmimeve, por më pas ato pritet të stabilizohen, duke parë kërkesën që po vjen në ulje si shkak i pandemisë globale të koronavirusit.

Pas lajmeve se SHBA nuk do të ndërmarrin ulje të prodhimit në shkallë të gjerë, por do ti nënshtrohen vetërregullimit nga kërkesa e tregut, sytë janë nga shtetet kryesore prodhuese si Rusia dhe Mbretëria Saudite, të cilat pas thyerjes që pati aleanca e tyre tre vjecare mbi nivelet e prodhimit, priten që të gjejnë sërish gjuhën e përbashkët, dukë arritur një marrëveshje lidhur me shkurtime në prodhimin ditor.

Pas lajmeve se tashmë disa prej shteteve europiane po mendojnë për fillimin gradual të rikthimit në normalitet, specialistët shprehen se produkte të tilla si nafta dhe benzina do ta kenë më të lehtë për ta marrë veten nga goditja e pandemisë.

Më e vështirë do të jetë për produktet e karburantit për avionë, pasi kjo industri është një nga më të goditurat nga bllokimi ndërkombëtar dhe ndërprerja e fluturimeve. © aktualitet.al

Artikulli i mëparshëmKryeministri Rama: Këto janë kategoritë e reja që përfitojnë “pagën e luftës”
Artikulli i radhësOBSH thirrje gjithë antarëve, mes tyre dhe Shqipërisë. Rrisni në mënyrë efektive numrin e infermierëve në vijim