Ja si ka ndikuar mbi trupin dhe mendjen 1 muaj në karantinë

0

Një muaj në izolim mund të ndikojë në shëndetin mendor dhe fizik të personave të detyruar të qëndrojnë në shtëpi në përpjekje për të ndaluar koronavirusin.

Një studim i kryer nga universiteti i Adelaides dhe i Sidneit në 64 qytete kineze mbi karantinën,  tregon se kënaqësia e përgjithshme, përveç asaj të shëndetit fizik dhe mendor, bien në mënyrë të konsiderueshme.

Më në rrezik janë të rriturit me probleme ekzistuese shëndetësore. Drejtuar nga Stiven Zhang, nga universiteti i Adelaides, punimi shkencor ka përfshirë 369 persona dhe tek ta janë studiuar efektet e një muaji karantinë.

Nga i gjithë kampioni, një individ në katër ka vijuar të dalë në punë, 38 për qind ka kaluar në punën nga shtëpia dhe një në katër nuk ka patur punë për shkak të karantinës. Ata më të rrezikuarit kanë qenë të rriturit me probleme të mëparshme shëndetësore dhe ata që kanë humbur punën.

Veç të tjerash ka rezultuar se më pak të kënaqurit me jetën në izolim kanë qenë ata fizikisht më shumë aktivë; rezultat ky që sipas kërkuesve do të duhet të verifikohet në studime të mëtejshme.

Artikulli i mëparshëmKoronavirus/ Ulet kurba e të prekurve, 7 raste të reja brenda 24 orëve. Total i të prekurve shkon në 416 persona.
Artikulli i radhësRama njofton lehtësim të masave duke nisur nga e hëna. Farmacitë, bankat dhe marketet hapur deri në orën 17:30.