Karantinë dhe kritika për Ronaldon

0

Në Portugali kanë shpërthyer polemikat mbi idhullin sportiv të vendit; Cristiano Ronaldo. Stërvitja e personalizuar e sulmuesit të Juventusit zhvilluar në ditët e kaluara në stadiumin e Madeirës ka sjellë reagime negative edhe në Lisbonë. Pas publikimit të lajmit të shoqëruar edhe me foto të stërvitjeve në Deportivo Nacional Stadium në Choupano të Ronaldos që është në karantinë në vendlinjen e tij, mbi 35 vjecarin vërsheu një rrebesh kritikash

‘Ronaldo nuk ka asnjë leje speciale për t’u stërvitur-tha në një konferencë shtypi për përditësimet për emergjencën Covid-19, Pedro Ramos anëtar I Këshillit të Shëndetësisë në rajonin e Madeirës-Ronaldo ka të drejtë të stërvitet përsa kohë respekton rregullat si të gjithë qytetarët; për atë nuk ka asnjë lloj privilegji.

Artikulli i mëparshëmQeveria tërhiqet nga PPP/ Anullohen dy projekte. 330 euro për luftën ndaj koronavirusit
Artikulli i radhësNuk do ta besoni/ Gazeta angleze i transformon yjet e futbollit në femra