Pas një maratone bisedimesh dypalëshe dhe shumëpalëshe mes video konferencave ndërmjet ministrave të qeverive nga e gjithë bota – përfshirë anëtarët e OPEC + dhe Grupin prej 20 kombeve më të mëdhenjë prodhues të naftës – më në fund u arrit një marrëveshje për ti dhënë zgjidhje ndikimit të pandemisë globale në kërkesë e tregjeve për naftë dhe nënproduktet e saj.
OPEC + do të ulë prodhimin me 9.7 milion fuçi në ditë – shumë pak nën propozimin fillestar për një ulje prodhimi me 10 milion fuci në ditë. Ndërkohë Sh.B.A, Brazili dhe Kanadaja do të kontribuojnë me një ulje pre 3.7 milion fuçish të tjera.
Meksika duket se ka arritur një fitore diplomatike pasi do të shkurtojëprodhimin e saj me vetëm 100,000 fuçi në ditë – më pak sesa i ishte kërkuar fillimish nga OPEC+.
Pyetja tani për tregun e naftës është nëse ulja e prodhimit do të jetë të mjaftueshme për të ndalur zbrritjen e mëtejshme të cmimeve dhe ti stabilizojë ato duke ulur humbjet.
Me vendet në mbarë botën që janë të mbyllura nën karantinë dhe numrin e të vdekurve në rritje, me papunësinë që në SHBA ka arritur në shifra të frikshme, tregjet ndërkombëtare janë momentalisht më të shqetësuar për konsumin sesa furnizimin. Vetë OPEC e pranoi se kërkesa është në minimumin e saj historik. ©aktualitet.al