Dhoma Kombëtare e Avokatisë/ Thirrje qeverisë për “pagën e luftës” edhe për avokatët, pandemia “godet” profesionistët e rinj

0

Ferdinand Doja anëtari i Komitetit të Disiplinës pranë Dhomës së Avokatisë, i ka bërë thirrje qeverisë që të ndihmohen me atë që quhet “paga e luftës”, ata avokatë që janë në vështirësi ekonomike.

Ndoja thekson se qeveria duhet të ndihmojë avokatët e rinj, pasi pandemia ka bërë që gjykatat të mos funksionojnë dhe kështu, kjo kategori të mos kenë të ardhura të mjaftueshme.

Ne kemi depozituar kërkesë që ata avokatë, të cilët nuk kanë më shumë se 14 milionë lekë xhiro vjetore, duhet të mbështeten. Ka avokatë, që qeveria duhet t’i shikojë e të veprojë. Në kërkesën e z. Maks Haxhia e cilëson se cilët janë personat që duhet të ndihmohen nga paketa e qeverisë.

Kërkesa e Dhomës së Avokatisë është e drejtë. Jo të gjithë avokatët kanë të ardhura të mjaftueshme. Nëpërmjet tatimeve del qartë se kush janë ata që nuk marrin më shumë se 14 milionë lekë të vjetra në vit e ata duhen mbështetur. Të marrin këtë kërkesë parasysh, sepse janë penalizuar avokatët, sidomos të rinjtë, që nuk kanë të ardhur tjetër. Qeveria ta rishikojë për këtë pjesë të avokatëve. Pjesa më e madhe madje nuk kanë, por ata që kanë nevojë, duhet të ndihmohen”, deklaroi avokati Doja.

Artikulli i mëparshëmMaqedonia e Veriut/ Bilanc tragjik, ndërrojnë jetë 4 persona me koronavirus, shkon në 38 numri i viktimave
Artikulli i radhësDronët në kryeqytet nisin monitorimin e situates dhe japin mesazhe për qytetarët/ LLESHAJ apel: Mos keqkuptoni zgjerimin e fashës orare