Aktori 31-vjeçar, i njohur me rolin e Ron Weasley në “Harry Potter”, Rupert Grint njoftoi se ai dhe partnerja e tij Georgia Groome janë duke pritur fëmijën e tyre të parë së bashku.
Një përfaqësues i aktorit tha se: – “Rupert Grint dhe Georgia Groome janë të emocionuar të njoftojnë se po presin një fëmijë dhe kërkojnë privatësi gjatë kësaj periudhe,”.
Rupert Grint dhe aktorja 28-vjeçare janë çift që prej vitit 2011.
Ai mori famë ndërkombëtare pasi luajti në filmin e Harry Potter në vitin 2001 në rolin e Ron, i cili ishte shoku i ngushtë dhe besnik i Potter.
Grint mori pjesë në të 8 filmat e “Harry Potter”.