Suksesin e Dua Lipës nuk e ndal as koronavirusi, këngëtarja rekord me albumin e saj

0

Albumi më i ri i këngëtares kosovare Dua Lipa edhe pse u publikua në kohë koronavirusi, nuk e ndali suksesin e “Future Nostalgia”.

Albumi ka zënë vendin e parë në tabelat në Britani dhe lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja.

Dhe tre këngë të “Future Nostalgia” janë pozicionuar në Top 10.

“Woooww albumi im ndodhet në vendin e parë në Britani dhe 3 këngë në Top 10. Faleminderit Mbretëria e Bashkuar. Si edhe albumi ndodhet në Top5 në SHBA, në vendin e katërt. Nuk mund ti besoj syve. Faleminderit që e bëtë të mundrur këtë. Aq e pabesueshme ta shkruash këtë. Ju dua të gjithëve,”- shkroi ajo.

Ky është një rekord i vendosur nga Dua pasi asnjë album i ndonjë këngëtare tjetër shqiptare nuk ka arritur të pozicionohet në vendin e parë në Britani.

Artikulli i mëparshëmZupa Shtëpie me Qumësht dhe Biskota
Artikulli i radhës“Ron Weasley” shoku besnik i Harry Potter jep lajmin e bukur, do bëhet baba për herë të parë