Slloveni, Petrol raporton një rënie të fortë të shitjeve

0

Kompania sllovene e energjisë, Petrol, tha se që nga fillimi i epidemisë së koronavirusit, shitjet e produkteve të naftës dhe mallrave, kanë rënë ndjeshëm në të gjitha tregjet, veçanërisht në dy tregjet e saj më të mëdha – në Slloveni dhe Kroaci.

“Në disa stacione shërbimesh në Slloveni, shitjet janë ulur me më tepër se 50% që nga shpallja e pandemisë”, tha kompania në një deklaratë javën e kaluar. “Sapo efektet e krizës të konkretizohen në shifra, Petrol do të informojë menjëherë publikun e gjerë”, shtoi kompania.

Kompania vuri në dukje se përgjigjja e saj ndaj krizës ishte e menjëhershme dhe përfshinte të gjitha masat e nevojshme për të siguruar likuiditet të mjaftueshëm, si transmetimi i kostos dhe administrimi më i qëndrueshëm i kostove. Investimet e planifikuara për vitin aktual kanë qenë të kufizuara duke realizuar vetëm ato më urgjentet, për të siguruar një veprimtari të qetë dhe të sigurt.

Disa punonjës po punojnë nga shtëpia, ndërsa të tjerët u pushuan përkohësisht për shkak të rënies së aktivitetit të biznesit. Anëtarët e bordit mbikëqyrës të kompanisë Petrol kanë vendosur të heqin dorë nga 30% e pagës së tyre, që nga 1 marsi deri në (dhe duke përfshirë) muajin kur Sllovenia do të ketë shpallur fundin e epidemisë.

Në një deklaratë të veçantë, kompania tha se do të vonojë deri në një njoftim të mëtejshëm mbledhjen e aksionerëve të parashikuar më 23 prill, ku duhej votuar për një propozim për shpërndarjen e një dividenti bruto prej 22 eurosh (24 dollarë) për aksion për vitin 2019, krahasuar me 18 euro që ka paguar për vitin 2018.

Petrol ka thënë se fitimi i saj neto i konsoliduar u rrit me 15%, ose 105.2 milionë euro në vitin 2019.

Artikulli i mëparshëmPaketa e zgjeruar, Rama: 40 mijë lekë për 176 mijë individë dhe biznese
Artikulli i radhësCOVID-19/ Viktima e 24-t në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë: 68- vjeçarja nga Tirana vuante nga insuficenca renale