
Albumi më i ri i këngëtares kosovare Dua Lipa edhe pse u publikua në kohë koronavirusi, nuk e ndali suksesin e “Future Nostalgia”.
Albumi ka zënë vendin e parë në tabelat në Britani dhe lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja.
Dhe tre këngë të “Future Nostalgia” janë pozicionuar në Top 10.
“Woooww albumi im ndodhet në vendin e parë në Britani dhe 3 këngë në Top 10. Faleminderit Mbretëria e Bashkuar. Si edhe albumi ndodhet në Top5 në SHBA, në vendin e katërt. Nuk mund ti besoj syve. Faleminderit që e bëtë të mundrur këtë. Aq e pabesueshme ta shkruash këtë. Ju dua të gjithëve,”- shkroi ajo.

Ky është një rekord i vendosur nga Dua pasi asnjë album i ndonjë këngëtare tjetër shqiptare nuk ka arritur të pozicionohet në vendin e parë në Britani.