Nëntë persona të tjerë kanë humbur betejën me COVID-19 në Serbi gjatë 24 orëve të fundit ku në total janë 94 viktima.
Gjatë së njëjtës periudhë kohore edhe 411 persona të tjerë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 duke e çuar në 4,465 numrin total të të infektuarve.
Në një konferencë për shtyp ditën e sotme, epidemiologia Darija Kisic Tepavcevic deklaroi se në orët e fundit janë kryer 2,440 teste në të gjithë vendin prej të cilave 411 rezultuan pozitiv.
Në këto momente, 3,006 persona janë në spital ndërkohë që 131 prej tyre janë të intubuar.
Deri më tani, në Serbi janë kryer 23,398 teste për COVID-19.