COVID-19/ Samir Mane: Kjo krizë na kthen një vit mbrapa në kohë

0

Një nga sipërmarrësit më të mëdhenj në vend, Samir Mane tha në emisionin “Opinion” se kriza ekonomike e shkaktuar nga COVID-19 do të ketë efektet e veta edhe në Shqipëri.

“Nëse kriza vazhdon deri në fund të majit, do të na duhet 1 vit për t’u kthyer aty ku kemi qenë kur e kemi nisur krizën. Pra në vitin 2021 do të jemi si në vitin 2020, unë mendoj se do te marri rreth 1 vit nga rekuperimi i kësaj krize”, tha Mane duke deklaruar se edhe në Shqipëri zinxhiri ekonomik nuk po funksionon siç duhet.

“Kjo është një krizë globale, padyshim që do ketë efektet e veta. Kriza do jetë prezente me papunësinë, me biznes me të ulët, me uljen e konsumit,”, u shpreh Mane. Lidhur me papunësinë, për të cilën u deklarua se në Shqipëri ka arritur në 40 mijë persona, Mane tha se për bizneset që janë të varur nga eksportet pritet që kjo shifër të rritet ende. /Opinion.al

Artikulli i mëparshëmPlani i riatdhesimit të shqiptarëve, transport me ‘Air Albania’ dhe karantinim në Durrës
Artikulli i radhësKlasat digjitale/ Pas këmbënguljes së nxënësve përgjigjet ministrja e arsimit: Tabletat janë pronë e shkollës