Përpara 3 ditësh në kryeqytet ka ndodhur një grabitje e pazakontë, teksa në ambientet e një biznesi janë grabitur lëkurë tapicerie.
Për grabitjen akuzohen shtetasit Ajet Sela, Arjan Murati dhe Vehbi Shahu. Dy të parët kanë pranuar fajin, ndërsa Shahu ka deklaruar se nuk është fajtor.
Pronari i biznesit ku u krye vjedhja ka denoncuar ngjarjen në polici, dhe kjo e fundit pas hetimit me metoda proaktive ka arritur të sekuestrojë pasurinë e vjedhur.
Gjykata pritet të japë sot masat e sigurisë për tre të dyshuarit,të cilët do të duhet të qëndrojnë në një vend të vecantë në paraburgim, për shkak të Covid-19, nëqoftëse ndaj tyre do të jepet masa e sigurisë arrest me burg.