Drejtoria e Shëndetit Publik në Gjirokastër ka filluar fushatën e vaksinimit për refugjatët të cilët prej rreth dy muajsh ndodhen në qendrën e përkohshme pritëse në Gërhot.
Mësohet se ata do të qëndrojnë në këtë qendër pritëse deri në përfundim të procedurave të azilit. Në këtë kamp do t’i nënshtrohen vaksinimit 11 fëmijë të moshës 7 muajsh, deri në 15 vjeç. Vaksinimi është në kuadër të parandalimit të sëmundjeve të transmetueshme.