Në seancën e ditës së sotme të Kuvendit pritet të diskutohen dhe miratohen ndryshimet në Kodin Penal, aktet normative të Ministrisë së Shëndetësisë për masat ndaj COVID-19, rishikimi i buxhetit të 2020, lirimi i një kategorie të dënuarish, për shtyrjen e pagesës së këstit të tatimit mbi të ardhurat për bizneset, dy dekretet e presidentit Meta për kthim në Kuvend të ligjit për pronat dhe paketën Anti-Shpifje për pjesën që i takon OFL për sekuestrimin e pasurive.
Gjithashtu pritet të votohet edhe shtyrja e afatit të veprimtarisë së komisionit për Reformën Zgjedhore e cila duhet të kishte përfunduar brenda datës 15 mars. Ligjvënësit do të qëndrojnë në distancë me njëri-tjetrin, ndërkohë disa prej ligjvenësve do të qëndro jnë në lozha dhe në vendin ku rrinë zakonisht mediat. Në sallë do lejohen vetëm 3 kameramanë të TVSH, ndërsa seanca nuk do të zgjasë më shumë se dy orë.
Në sallën e Kuvendit është ruajtur distanca me deputetëve duke qëndruar 1.5 metra ose me shumë larg njëri-tjetrit. Vendosja është bërë një po një jo në karriget e parlamentit për të ruajtur distancën. Në sallë janë 80 deputetë, ministra dhe kryeministri, të cilët do të ulen në vendet e përcaktuara nga kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi. 10 ministra do ulen në lozhat lart, ndërsa 6 poshtë.