Ja cilët janë përbërësit për të pregatitur ëmbëlsirën franceze “Far Breton”.
Perberesit:
3 vezë
500 ml qumësht
200 g miell 100 g sheqer
1 maje luge kripe
1 bustinë vanilje
2 lugë pije sipas deshires
Kumbulla të thata pa bërthama sa te mbulohet baza e tavës( 150 -200 g afersisht)
Pergatitja:
Ndezim furrën ne 200 gradë.
Ne nje tas hedhim miellin, sheqerin, kripën. I perziejmë me luge. Shtojmë vezët dhe nje pjesë te qumeshtit. I perziejme me telin e vezeve. Shtojme qumeshtin qe na ka mbetur, pijen, vanilien.
Lyejme tavën ( 24 cm) me gjalpë e miell dhe vendosim kumbullat.
Hedhim brumin ne tave nepermjet nje site. Shtypim me luge kokrat e brumit qe kane mbetur me site dhe i hedhim ne tavë.
E pjekim per 25 minuta afërsisht.