Një vit pas zjarrit që përfshiu Notre-Dame de Paris dhe tronditi mbarë mahniti botën, kambana e madhe e katedrales ra të mërkurën në mbrëmje, si një shenjë e rezistencës së ndërtesës vet dhe asaj të mjekëve që po luftojnë me epideminë e koronavirusit në Francë .
Kambana u dëgjua të binte dje në orën 20:00 të mbrëmjes (1800 GMT), që përkonte me orën kur parisienët duartrokasin nga dritaret dhe ballkonet e tyre në nderim të personelit mjekësor që po rrezikon jetën për të trajtuar pacientët COVID-19.
Kambana ka tingëlluar vetëm një herë që nga 15 prilli i 2019, kur shpërtheu flaka që dogji kulmet e saj dhe çatinë dhe, thanë zyrtarët, që ndodhi brenda gjysmë ore nga djegia e katedrales 850-vjeçare.
Përhapja e koronavirusit ka vrarë afro 16,000 në Francë.
“Restaurimi i Notre-Dame … është një simbol i rezistencës së njerëzve tanë, të aftësisë së tyre për të kapërcyer vështirësitë dhe për t’u ringritur,” tha Presidenti Emmanuel Macron të mërkurën.
Ai përsëriti një premtim për të rindërtuar Notre-Dame brenda pesë viteve, megjithëse punimet për të siguruar që katedralja të ketë strukturë të shëndoshë po kalojnë muaj pas orarit, vonuar së pari nga stuhitë e dimrit dhe deri tani pandemia.
“Objektivi ynë është të përgatisim katedralen për meshë në 16 prill 2024,” i tha Reuters Jean-Louis Georgelin, gjenerali në pension që udhëheq projektin e restaurimit.