Sherri mes aktoreve turke/ “Zejnep” mbron “Bihterin” dhe ofendon “Syhanin”

0

Mjaftoj një deklaratë nga Tuba Buyukustun e njohur si “Syhan”, për të nisur një sherr mes aktoreve turke, sherr i cili vazhdon të komentohet gjatë në mediat turke.

Pak kohë më parë Buyukustun u shpreh se nuk do të luante kurrë skena të nxehta si Beren Saat e njohur si “Bihter”.

Kjo e fundit ka luajtur skena të tilla edhe në “Dashuri e ndaluar”, por edhe në serialin e saj të fundit në Netflix.

Vetë Saat u përgjigj se e respekton kolegen, por nuk do të fliste kurrë kështu për të. Beren Saat-it tani i kanë dalë në mbrojtje edhe Cansu Dere, e njohur si “Zejnep” nga seriali “Nënë”.

Gjatë një interviste, Dere ka komentuar se cila nga aktoret turke ka trupin më të bukur dhe kur u pyet për Buyukustun, aktorja e ofendoi kolegen.

“Ajo e ka trupin si mashkull. Të duket gjë i bukur trupi saj? Dhe pastaj thotë që nuk luan role të nxehta sepse publiku kërkon feminilitet”, tha Dere e cila vetë është shpallur Miss Turqia vite më parë.

“Unë e respektoj, nuk kam asnjë problem me të, ajo ka probleme me veten, e urrej kur një aktore kërkon të ulë një aktore tjetër”, shtoi Cansu Dere.

Pasi deklarata e saj bëri bujë, Dere ka kërkuar falje.

“Kam nxituar, nuk kam dashur ta bullizoja, sidomos një kolege të cilën e respektoj dhe e adhuroj punën e saj. Ndjesë Tuba! Isha thjesht e inatosur sesi ajo kërkonte të ulte koleget që kanë luajtur skena të nxehta”-u shpreh Cansu Dere e penduar.

Kujtojmë që së fundmi edhe Hazal Kaya e njohur si “Nihal” i doli në mbrojtje Beren Saat. /revistawho.com

Artikulli i mëparshëmKambana e madhe e Notre-Dame theu heshtjen në përvjetorin e zjarrit
Artikulli i radhësKuvend/ Murrizi shpërthen në akuza ndaj Metës, Ramës dhe Bashës (VIDEO)