Këngëtarja e famshme dhe shumë e dashur për publikun gjatë ditëve të izolimit është treguar shumë aktive në rrjete sociale.
Ajo publikon vazhdimisht foto/video në rrjete sociale, siç ka bërë dhe së fundmi.
Jonida ka vendosur t’i bëjë një “lojë” të vogël mamasë së saj.
Ajo e ka telefonuar për t’i thënë se e kanë ndaluar në rrugë dhe e kanë gjobitur me 300 mijë lekë.
“Ua po fol njëherë me shefin e policisë, uaa qyqja qyqja“, dëgjohet përgjigjja e së ëmës.
Më pas Jonida i ka treguar se po bënte thjesht shaka. “Aman se më prishe gjakun”, i përgjigjet mamaja.
“Cuditem që serish bie pre e shakave të mia. Ok, serish e kishte hallin te paratë, por këtë herë me prishje gjaku”, shkruan me humor Jonida duke i shoqëruar fjalët me tagg-un #gjirokastritjaime 🙂