Barcelona është në kërkim të mbrojtjes së titullit në La Liga, por futbolli momentalisht është pezulluar.
Kjo për arsyeje të pandemisë Covid-19 që ka prekur gjithë botën dhe ka paralizuar futbollin.
Megjithatë katalunasit kanë filluar të mendojnë për edicionin e ardhshëm, ku synon transferimin e disa lojtarëve të mëdhenj.
Barcelona ka vendosur edhe për fanellat e reja në bashkëpunim me kompaninë gjigante Nike për edicionin e ri.
Ka qenë gazeta katalunase Sport që ka zbuluar fanellat e Barcelonës për sezonin 2020/2021.
Fanellat e para do të jenë ato me ngjyra tradicionale, ndërsa të dytat ngjyrë të zezë e të tretat ngjyrë rozë.
Por fanella speciale do të jetë e katërta, ku janë kombinuar ngjyrat e flamurit të katalunisë dhe ato tradicionale të Barcelonës.
Kjo fanellë speciale e zbuluar nga Sport është pritur jashtëzakonisht mirë nga tifozët e Barcelonës.
Sigurisht tifozët spanjoll nuk do ta presin mirë fare këtë fanellë pasi dihet tanimë konflikti që kanë me katalunasit.
Barcelona zakonisht i zbulon fanellat në bashkëpunim me Nike në fund të sezonit, por duket se këtë vit prezantimi zyrtar do të shtyhet për shkak të koronavirusit përderisa sezoni nuk dihet ende se kur do të përfundojë.