Pasi SHBA-të do të kontribuojë në luftën kundër COVID-19 në vendin tonë, vjen një mesazh falënderues nga kryetari i PD-së Lulzim Basha.
Lulzim Basha ka shpërndarë në Twitter mesazhin e ambasadores Yuri Kim. Sipas Bashës falë ndihmës së SHBA mundësohet rritja e testimeve dhe aktivizimi i zbulimit dhe mbikëqyrjes së të infektuarve dhe kontakteve të tyre. Ai theksoi se testimi është e vetmja mënyrë për të kuptuar përhapjen e virusit dhe projektuar rrugëdaljen nga kriza.
“Mirënjohje SHBA & @USAmbAlbania për ndihmën kundër COVID-19.Falë saj, mundësohet rritja e testimeve & aktivizimi i zbulimit dhe mbikëqyrjes së të infektuarve & kontakteve të tyre.Testimi është e vetmja mënyrë për të kuptuar përhapjen e virusit dhe projektuar rrugëdaljen nga kriza.”, shkruan Basha.