Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video, me anë të së cilës saktësohet se të gjithë ata shoferë që duan të dalin nga shtëpia e tyre javës tjetër me automjet, duhet të marrin leje në E-Albania.
Rama shprehet se të gjithë personat që duan të bëjnë me makinë rrugën shtëpi – punë – shtëpi nga java që vjen, duhet që të marrin leje në portal për të dalë në fashon e orareve nga ora 05:00-08.00 e 16:00 -17.30.
Postimi i kryeministrit Edi Rama:
🟢 LEJE-DALJA ME AUTOMJET PËRMES E-ALBANIA I JEP FUND E-MAILEVE DHE PRITJEVE TË DERITASHME PËR PËRGJIGJE 💻🚘🚚📲
🟡JU LUTEM ATYRE QË DUAN AUTORIZIM PËR TË SHKUAR NË PUNË JAVËN TJETËR TË NDJEKIN ME VËMENDJE VIDEO-UDHËZIMIN DHE TË TESTOJNË SISTEMIN E RI QË PËRMES E-ALBANIA I JEP FUND PRITJEVE PËR APROVIMIN E AUTORIZIMIT😊
🔴 LEXONI ME VËMENDJE NË HYRJE TË PORTALIT E-ALBANIA LAJMËRIMIN QË JU SHFAQET, KU DO TË GJENI QOFTË KATEGORITË E LEJUARA KËTË JAVË PËR PUNË, QOFTË PROTOKOLLIN SANITAR TË SIGURISË😷
🔴 E PËRSËRIS, SISTEMI PO TESTOHET QË DERI NESËR TË JETË PLOTËSISHT FUNKSIONAL, PRANDAJ MOS U MËRZISNI NËSE DO TË HASNI NDONJË VONESË NË APROVIM, SEPSE PJESËMARRJA JUAJ NË TESTIM NDIHMON NË KOLAUDIMIN E SISTEMIT👍
🔴 LEXONI PO ASHTU ME VËMENDJE PASOJAT LIGJORE E PENALE PËR SHKELËSIT E KUFIZIMEVE TË POSAÇME ANTI-COVID TË QARKULLIMIT NË KËMBË APO ME AUTOMJET🚫