Krydemokrati Lulzim Basha ka falënderuar BE-në për ndihmën e dhënë në teste për koronavirusin. Në një postim në “Twitter” ku shpërndan mesazhin e ambasadorit të BE-së Luigi Soreca, Basha deklaron se vetëm rritja e numrit të testimeve mundëson identifikimin real të të prekurve dhe frenimin e përhapjes së virusit.
“Thank you to #EU🇪🇺for the precious help to Albania🇦🇱. Vetëm rritja e numrit të testimeve mundëson identifikimin real të të prekurve dhe frenimin e përhapjes së virusit. Izolimi i qytetarëve dhe bllokimi i ekonomisë na kushton më shumë se rritja e numrit të testimeve. @LSorecaEU”, shkruan Basha.