Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në kryeqytet, ku një grua ka humbur jetën pasi ka rënë nga sheshpushimi i pallatit.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Panorama” rreth orës 17:20. Viktima është identifikuar me inicialet A.Sh, rreth 45 vjeç.
Gruaja ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, duke e bërë të padobishëm dhënien e ndihmës së shpejtë nga ekipet mjekësore.
Mbeten të paqarta rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia bën të ditur se dyshohet se gruaja vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Njoftimi i policisë
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 21.04.2020, rreth orës 17:20, në rrugën “Panorama”, ka rënë nga lartësia në sheshpushimin e pallatit, shtetasja A.SH., rreth 45 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë, sipas ekipit të ambulancës.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se vuante nga probleme të shendetit mendor