Mike Tyson: Grushtin tim mund ta durojë edhe një njeri normal, me kusht që të mos ketë frikë nga vdekja

0
Mike Tyson (Foto: Chris Hyde/Getty Images/Guliver)

Legjenda e boksit, Mike Tyson, ka thënë se edhe njerëzit e zakonshëm kanë mundur t’i durojnë grushtet e tija, me kusht që të mos kenë frikë nga vdekja.

‘Iron Mike’ është konsideruar si një prej goditësve më të fortë dhe më brutal në sportin e boksit, prej se u shpall kampioni më i ri i botës në kategorinë e peshave të rënda (në moshën 20 vjeçare).

Siç transmeton The Sun, në një intervistë me aktorin dhe komikun, Kenan Thompson, 53-vjeçari ka thënë se kushdo mund t’i bëjë ballë goditjes së tij nëse është i përgatitur mendërisht për diçka të tillë.

“Kur është një person normal? Nuk ka të bëjë me të qenit sportiv, ka të bëjë me moralin. Boksi ka shumë të bëjë me aspektin moral dhe virtytet”.

“Nuk ka të bëjë me durimin e grushtit, por me gatishmërinë për të vdekur, e tillë është jeta. Nëse i bën ballë, atëherë nuk ke më frikë”, ka deklaruar Tyson. 

Artikulli i mëparshëmCOVID-19/ Conte: Po punojmë me planin për të “rihapur” Italinë më 4 maj
Artikulli i radhësSamsung lançon aplikacionin e ri për matjen e presionit të gjakut