Erdogan: Pas epidemisë, Turqia do të jetë në qendër të një rendi të ri global

0
Erdogan: Pas epidemisë, Turqia është në qendër të një rendi të ri global

Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se Turqia është në qendër të procesit të rikonstruktimit në nivel global.

Në fjalimin e mbajtur në mbledhjen e Këshillit Qendror Vendimmarrës dhe Ekzekutiv (MYK) të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Ak Parti) me anë të videkonferencës, Presidenti Erdoan tha se pothuajse e gjithë bota është duke luftuar me epideminë e koronavirusit të tipit të ri (Covid-19).

“Kjo epidemi, që në themel është një problem shëndetësor, për shkak të rezultateve të ndikimit ekonomik, është kthyer në krizën më të madhe pas Luftës II Botërore. Dëshpërimi me të cilin përballen veçanërisht vendet e zhvilluara bën të detyrueshme rishikimin e të gjitha parashikimeve të bëra në lidhje me të ardhmen. Turqia, që ndodhet afër vendeve më të ndikuara nga epidemia si Evropa dhe Irani, natyrisht që nuk mund të mbetet jashtë kësaj gjendjeje. Por ndryshimi që ne kemi me vendet e tjera është fakti që ne kemi një infrastrukturë të fuqishme shëndetësore dhe kemi marrë në kohë masat e nevojshme”, tha Erdoan.

Turqia, për herë të parë që prej Luftës II Botërore, ka fituar rastin për të qenë në qendër të procesit të rikonstruktimit të një niveli të ri global.

“Është shumë e rëndësishme që krahas luftës kundër epidemisë, të jemi të përgatitur për situatat e reja që do të dalin në botë, rajon dhe vend pas epidemisë. Në pikën e arritur shohim se ecuria e epidemisë është horizontale. Duke siguruar edhe respektimin në nivelin më të lartë të masave të vendosura edhe gjatë muajit të Ramazanit, shpresojmë që të kalojmë në jetën normale pas bajramit”, tha Presidenti Rexhep Tajip Erdoan.    

Artikulli i mëparshëmKush i “paguan” pasojat e pandemisë?!
Artikulli i radhësKarius padit në FIFA Besiktas dhe kërkon të rikthehet te Liverpool