Karius padit në FIFA Besiktas dhe kërkon të rikthehet te Liverpool

0

Portieri gjerman, Loris Karius, ka kontaktuar FIFA-n për të raportuar mospagimin nga Besiktas dhe për të prerë aventurën e menjëhershme te klubi turk, shkruan Albeu.

Kjo është raportuar nga Erdal Torunogullari, anëtar i bordit të Besiktas, përmes një publikimi në Instagramin e tij personal.

“Karius ka shkuar në FIFA për pagën e tij duke kërkuar përfundimin e kontratës së tij,” thotë Torunogullari. Ai dëshiron që ne ta paguajmë atë për muajt që nuk ka luajtur,” thotë Turk, i cili mbron që klubi nuk dëshiron të bëjë “një pagesë të pamerituar”.

Portieri 26-vjeçar mbahet mend për natën famëkeqe që ai përjetoi në finalen e Champions League 2018, në të cilën dy gabimet e tij i kushtuan Liverpoolit humbjen 3-1 në finale.

Që nga ajo natë, Karius nuk ka luajtur asnjë ndeshje me fanellën e kuqe.

Në Superligën turke ai ka luajtur 55 ndeshje në dy sezone, përveç dhjetë të tjerave në Europa League, ku skuadra e tij është eliminuar të dyja herë në fazën e grupeve.

Sidoqoftë e ardhmja e portierit është e paqartë. Nëse ai do të përfundonte kontratën e tij me Besiktasin, ai do të duhet të kthehej te Liverpool deri në fund të sezonit.

Por re të “kuqtë” , të cilët kanë siguruar portën me Allison dhe Spanjollin Adrian, nuk duket se janë të interesuar ta kenë gjermanin dhe do të kërkojnë një rrugëdalje.

Sidoqoftë, Karius nuk mendon për këtë. Në shkurt, në një intervistë për revistën gjermane “Sport Bild” ai pranoi se ai mbetet në kontakt me Jurgen Kloop dhe John Achterberg, trajnerin e portierëve të Liverpool-it.

“Unë kam një kontratë deri në vitin 2022” tha Karius.

Artikulli i mëparshëmErdogan: Pas epidemisë, Turqia do të jetë në qendër të një rendi të ri global
Artikulli i radhësKLSH zbulon skandalin/ Qeveria pagoi fshehtas 2 kompani të huaja për imazhin e saj