“Bisha” e Wolves kushton 80 milionë Euro. Liverpool duhet ti bëjë mirë llogaritë

0

Nuk habit aspak fakti se “Bisha” Adama Traore është në vend të parë në listën e dëshirave të teknikut gjerman të The Reeds, Jurgen Kloop.

Por për të arritur tek anësori, të cilin Wolverhampton ja hoqi nga duart Barcelonës sezonin e kaluar duke paguar 20 milionë euro, Liverpool duhet ti bëjnë mirë llogaritë. Lojtari vlerësohet nga klubi i tij në shumën 80 milionë euro dhe vështirë se Wolves mund të zbreë dicka nga cmimin i një lojtari që këtë sezon i ka impresionuar të gjithë.

Me një fizik mahnitës, shpejtësia e çmendur është arma e vërtetë e fshehtë e lojtarit. Çdo ndeshje “armët” e tij fizike gjithnjë vënë në vështirësi mbrojtjet e ekipeve kundërshtare në Premier. Tekniku gjerman gjithnjë ka shprehur vlerësimin e tij për Traore, por duket se u bind përfundimisht kur skuadra e tij luajti kundër Wolverhampton dhe e gjithë linja ku vepronte Adama Traore u vu në rrezik konstant në një ndeshje të vështirë.

Natyrisht një lojtar me tiparet e Traore do ti bënte shumë punë Klopp, por cmimi është shumë i lartë dhe duke parë impaktin që pritet të ketë kriza ekonomike që ka përfshirë klubet, për shkak të pandemisë globale të koronavirusit, duhet pritur përfundimi i sezonit për të parë nëse Liverpool do të jetë gati të bëjë ndonjë cmenduri apo do ti duhet të shtrëngojë financat për të rruajtur bilancet e klubit.

Artikulli i mëparshëmCOVID-19/ Arsyet pse Greqia ka më pak të prekur nga koronavirusi i ri
Artikulli i radhësCOVID-19/ Europa pret valën e dytë të pandemisë. Maskat tashmë të detyrueshme për tu mbajtur