Rizoto me luleshtrydhe

0

Nje tjeter recete afrodiziake per festen e Shen Valentinit; rizoto me luleshtrydhe, nje pjate ideale ne nje darke midis dy personave te dashuruar. Mos u shqetesoni per shijen, do te jete e mrekullueshme edhe pse mund te mos e keni provuar me pare…
Perberesit per 4 persona

  • 400gr oriz per rizoto (psh Carnaroli)
  • 300gr luleshtrydhe
  • 200ml vere te bardhe
  • 1/2 qepe te vogel
  • leng perimesh i pregatitur me koncentrate perimesh
  • vaj ulliri

Pregatisim si fillim lengun e perimeve duke shkrire plotesisht koncentratat e perimeve ne uje te cilin e mbajme gjithmone ne vlim; ne kete menyre nuk do te bllokohet zierja kur t’ia shtojme rizotos ne nje faze te mevonshme.

Kaverdisim me pak vaj ulliri qepen e grire shume holle dhe orizin ne zjarr te avashem duke i perziere me luge druri derisa masa te thahet, pra ta kete thithur komplet vajin. E shuajme me veren e bardhe te cilen e leme te avulloje per disa minuta ne zjarr te forte dhe ne kete moment shtojme 2-3 garuzhde leng perimesh. Duhet patur kujdes qe rizoton ta perziejme sa me shpesh te jete e mundur; ne kete menyre orizi do te gatuhet uniforme dhe nuk do te ngjitet ne anet e enes! Kur orizi ta kete thithur komplet lengun e perimeve, shtojme dy garuzhde te tjera leng duke vazhduar me kete procedure derisa rizoto te jete gati (zakonisht nevojiten 16-18 minuta).

Nderkohe lajme dhe thajme me letra kuzhine luleshtrydhet, heqim disa ne nje ane per zbukurim dhe pjesen tjeter e grijme ne mikser. Kur rizoto te jete pothuajse gati, shtojme purène e luleshtrydheve dhe e leme te gatuhen se bashku edhe per pak minuta.

E heqim tiganin nga zjarri dhe e leme te pushoje per 10 minuta me kapak mbyllur perpara se ta servirim. E dekorojme pjaten me luleshtrydhet e plota dhe e sherbejme te ngrohte.

Artikulli i mëparshëmJeff Bezos bën miliarda për një ditë gjatë krizës së koronavirusit
Artikulli i radhësCOVID-19/ Çfarë po ndodh në Shqipëri? 25 raste të reja, shkon në 634 numri i të infektuarve