Kosovë/ I shkarkuari që do ta zëvendësojë Albin Kurtin

0

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbështetur ish-zëvendëskryeministrin Avdullah Hoti, si kandidat për kryeministër të Qeverisë së ardhshme të Kosovës. Kryetari i LDK-së Isa Mustafa, zyrtarisht e konfirmoi se Avdullah Hoti është kandidat për kryeministër.  “Me vullnetin e të gjithëve, Hoti është propozuar nga Kryesia për kryeministër në qeverinë e Kosovës, që bashkë me subjektet tjera parlamentare do t’ia prezantojmë Kuvendit”, tha ai, Vlerësoj, tha Mustafa, që “Hoti mund ta bëjë me përgjegjësinë më të madhe”.

Avdulla Hoti ishte zv kryeministër i Albin Kurtit në qeverinë e përbashkët të koalicionit. Por pas mocionit për rrëzimin e saj, Kurti e shkarkoi atë me pretendimin se ai kish punuar kundër. Që pas ftesës në Uashington nga Grenell, Hoti paratha rrëzimin e qeverisë, nëse ajo nuk hiqte taksën, dhe ai u shndërrua faktikisht nga zv kryeministër i parë, në zëdhënës të politikave Thaci, Vuvic Grenell.  

Isa Mustafa pohoi se ai vetë nuk e pranoi nominimin si kryeministër. Ai tha se fillimisht e gjithë kërkesa e LDK-së ka qenë që ai, pra Mustafa, ta marrë përgjegjësinë për të krijuar qeverinë.

“Njoftova që nuk jam në gjendje ta marrë këtë përgjegjësi, jo pse nuk dua, por më duhet të kujdesem për shëndetin tim. Për shkak të disa problemeve fizike që kam, luta kryesinë të kenë mirëkuptim ndaj meje”, tha Mustafa.

Mustafa tha se për mandatar janë diskutuar emrat e Avdullah Hotit, Kujtim Shalës, Lutfzi Haziri etj, derisa për Hotin është vendosur përfundimisht.

Lëvizja vetëvendosje i ka cilësuar si të pa ligjshme këto tratativa në bashkëpunim mes presidentit Thaci dhe LDK-së duke mbajtur qëndrimin se kushtetuta e Kosovës nuk e lejon krijimin e një qeverie pa partinë që ka fituar vendin e parë në zgjedhje. Pritet që Vetëvendosje ta shpjerë këtë në gjykatën Kushtetuese duke kërkuar që vendi të shkojë drejt zgjedhjeve të reja.

Artikulli i mëparshëmCicërima dhe rryma e Berlinit
Artikulli i radhësMediat: SHBA beson se Kina ka përhapur lajme të rreme mbi masat e marra nga SHBA ndaj Covid-19