Një ditë para nisjes së muajit të Ramazanit, kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, I është drejtuar me një mesazh të gjithë besimtarëve.
“Të nderuar besimtarë, situata në të cilën jetojmë na ka detyruar të qëndrojmë më shumë në shtëpi dhe të kalojmë një kohë më të gjatë, me fëmijët tanë, më bashkëshortet dhe me prindërit. Le ta shfrytëzojmë këtë kohë për të kaluar më shumë kohë produktive me fëmijët, t’ju mësojmë atyre bukuritë e besimit tonë, t’ju mësojmë librin e Zotit dhe të krijojmë një ambient ku ata të kënaqen.
Bashkëshortët të jenë mbështetje për njëri-tjetrin. Gjithashtu për të gjithë ata që jetojnë bashkë me prindërit të shtojnë sjelljet e mira ndaj tyre, fjalët e ëmbla dhe të bukura. Mos t’i harrojmë ajetet Kuranore dhe hadithet e Profetit Muahmed a.s mbi respektin dhe sjelljet ndaj prindërve.”