Akuzohet se vrau me thikë 67-vjeçarin në Korçë, arrestohet fqinji

0

Pak orë pas vrasjes së 67-vjeçarit Petrika Treska në Korçë, policia ka arrestuar fqinjin e tij, si autor i dyshuar i ngjarjes.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen nr.7, në banesën e viktimës.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasin Apostol Bozhgolli, 65 vjeç, banues në Korçë.

Nga veprimet e para hetimore të kryera, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti prerës (thikë), i përdorur në krim nga autori i dyshuar, Bozhgolli.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

Artikulli i mëparshëmBruce Willis është izoluar me ish gruan dhe jo me gruan?!
Artikulli i radhësKoronavirusi është një kërcënim për liderët populistë