Guidë në Budapest: Çfarë nuk duhet të humbisni nga qyteti që nuk fle kurrë

0
Chain bridge over river Danube, elevated view

Budapesti është formuar nga bashkimi i tre qyteteve: Budës, Pestit dhe Obudës, dhe cilësohet si një ndër qytetet më të bukura në botë. Ndahet në dy pjesë nga lumi Danub dhe ka shumë bazilika dhe katedrale. Revista “Forbes” e ka cilësuar si vendin më idilik për të jetuar.

«Budapesti është një qytet i magjishëm, aq sa shumë e cilësojnë si Parisi i Europës Qendrore. Lumi Danub e ndan qytetin në dy pjesë, sipas historisë së tyre: Buda është pjesa e vjetër, ndërsa Pesti, relativisht, pjesa më e re e tij. »

ÇFARË NUK DUHET TË HUMBISNI NË BUDAPEST:

Dy janë elementet që joshin më shumë turistët në këtë qytet: burimet termale dhe klubet e natës. Kryeqyteti i Hungarisë ka një pasuri burimesh termale që njihen në mbarë botën, plot 123 të tilla në 14 vende të ndryshme. Gjithashtu, është i njohur për klubet e natës, të cilat gëlojnë 24 orë, çka e mban qytetin zgjuar gjithmonë.

Nëse viziton këtë qytet, nuk mund të largohesh pa marrë me vete shijen e veçantë të kuzhinës hungareze, e cila është shumë e pasur dhe dallohet për përdorimin e tepërt të esencave djegëse. Për sa i përket pijeve, askush nuk mund të largohet nga ky vend pa blerë një shishe “Unicum”, pija e famshme kurative hungareze.

NGA PIKËPAMJA ARKITEKTURORE, Budapesti cilësohet një kryevepër.

Stili arkitekturor i ndërtimeve mjaft të bukura të këtij qyteti, i bazilikave dhe katedraleve, i kishave dhe objekteve të tjera të kultit, i kështjellave, muzeve, është më shumë barok, neoklasik apo artnouveau.

Qyteti është një ndërthurje mes së resë dhe së vjetrës, ku shumë nga ndërtesat historike, kishat muzetë dhe shtëpitë e personaliteteve të shquara janë ngritur në fund të viteve 1800, kur sundonin austriakët.

Artikulli i mëparshëmCovid-19/ SHBA zhvendos fokusin tek rihapja e ekonomisë
Artikulli i radhësKina promovon mjekësinë tradicionale në luftën kundër COVID-19