Një 44 vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Durrësit pasi akuzohet si shkaktar i aksidentit të ndodhur mëngjesin e së shtunës, duke i marrë jetën një 63 vjeçari.
Ngjarja ndodhi në aksin Tiranë-Durrës, ku ky shtetas duke drejtuar mjetin tip kamion “Iveko”, ka aksidentuar Xh.S., 63 vjeç, i cili për pasojë ndërroi jetë.
Njoftimi:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin:
G.T.,44 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas me datë 25.04.2020, në aksin rrugor Tiranë-Durrës, duke drejtuar mjetin tip kamion “Iveko”, ka aksidentuar shtetasin Xh.S., 63 vjeç, i cili për pasojë ndërroi jetë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi aksidentit”