Duke nisur nga e hëna ndryshon fasha e orarit, Manastirliu: Nga 90 minuta, leje për 2 orë

0
Manastirliu

Duke nisur nga dita e hënë do të ndryshojë fasha e orarit për qytetarët, të cilët tashmë do të kenë në dispozicion të tyre 2 orë. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

“Nisur nga zhvillimet e javes se fundit, nga vleresimi dhe analiza e te dhenave dhe situaten e epidemise ne vend, komitetit teknik I eksperteve ka hartuar strategjine e ri-hapjes graduale dhe te kujdesshme per popullaten dhe sherbimet esenciale.
Kjo strategji parashikon kater faza per lehtesimin gradual te masave,  qe lidhen ne menyre te ngushte me evoluimin e infeksionit Covid19 dhe shkallen e perhapjes se tij.
Do tw tregohemi në cdo fazë shume të kujdesshem, duke vleresuar kurben epidemiologjike, shperndarjen e vatrave te infeksionit, transmetueshmerine e infeksionit si dhe perballimin nga strukturat spitalore te rasteve me simptoma te Covid19. Duke filluar nga dita e hene, date 27 Prill, do te zgjerohet fasha e levizjes per qytetareve nga 90 minuta ne 2 ore, duke ruajtuar parametrat e sigurise te distancimit social dhe duke zgjruar mundesine e kryerjes se sherbimeve thelbesore ne nje hapesire kohore me te gjere.”, tha ajo.

Artikulli i mëparshëm“The Rolling Stones” publikojnë këngën e parë pas 8 vitesh të frymëzuar nga COVID-19
Artikulli i radhësManastirliu: Ja bizneset që do rihapen nesër. Orari kur iu lejohet aktiviteti…