COVID-19/ Shënohet viktima e 30-të në Shqipëri, ndërron jetë 50-vjeçari nga Tirana

0

Ka shkuar në 30 numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi në vendin tonë. ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ mësojnë se sot ka humbur jetën një 50-vjeccar nga Tirana.

Bëhet e ditur se viktima ishte prej disa ditësh i intubuar, ndërsa fatkeqësisht humbi betejën me COVID-19.

Gazetari Erjon Skëndaj në një lidhje live nga Infektivi, tha se të gjithë personat e intubuar në vendin tonë, për pasojë kanë humbur jetën, përveç një gruaje. Ai tha se në spitalin e Infektivit ka pasur 6 shtrime të reja. Mbrëmë tek COVID 1 mbërritën dy urgjenca shëndetësore, nga Kruja dhe Tirana. Ndërkohë, në spitalin “Shefqet Ndroqi” në terapi intensive mbeten dy persona.

Kujtojmë se viktima e sotme, është mes personave më të rinj që kanë humbur jetën nga COVID-19 në vendin tonë, ku më i riu ishte 43-vjeçari nga Kavaja.

Artikulli i mëparshëmShtyhet seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit Tahiri. Nuk është çështje e ngutshme
Artikulli i radhësPentagoni pranon për herë të parë ekzistencën e Objekteve Fluturuese të Paidentifikuara (UFO)