Shkodër/ Plagosje me armë zjarri, plumba 30-vjeçarit në qafë dhe dorë

0

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur këtë pasdite në Shkodër.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të urës së re të Bunës, ndërsa nuk dihen enden shkaqet e plagosjes.

Nga të dhënat e para i plagosur ka mbetur 30-vjeçari Gëzim Bici, i cili ndodhet në reanimacion, pasi ka marrë plumba në qafë dhe dorë.

Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë dhe identifikimin e autorëve të kësaj plagosjeje.

Artikulli i mëparshëmJuventus gati “revolucioni” në merkaton e verës
Artikulli i radhësCeferin mesazh shpresëdhënës: I bindur se futbolli do dalë shpejt nga kriza