Dr. Anthony Fauci, i cili drejton Institutin Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive, tha të martën se pret që numri i rasteve me COVID-19 të shtohet kur vendi të ripahet nga izolimi.
Gjatë një interviste virtuale me Klubin Ekonomik të Uashingtonit, zoti Fauci tha se, “nëse kufizimet hiqen me kujdes dhe ne kemi aftësinë për të identifikuar individët me virus, izoluar dhe zbuluar ata me të cilët kanë patur kontankte, atëherë numri i rasteve të reja do të jetë i ulët”.
Në bazë të këtij skenari, tha ai, modelet tregojnë një numër të vogël rastesh nga 70 mijë deri 80 mijë në të gjithë vendin.
Kthimi i virusit apo mos zhdukja e tij e plotë, tha ai, është e pashmangshme. Dr. Fauci tha se deri nga fundi i vitit do të dimë nëse do të kemi një vaksinë të sigurtë dhe efektive. Pas kësaj, tha ai, sfida do të jetë që të prodhojmë numrin e mjaftueshëm dhe shpërndarjen e vaksinës në të gjithë vendin dhe mbarë botën. /voa