Cannavaro: Këto janë dy skuadrat që do të dëshiroja të drejtoja në të ardhmen

0

Ikona e Italisë, Fabio Cannavaro, ka zbuluar se ai ‘ëndërron’ të drejtojë Kombëtaren e Italisë dhe Real Madridin.

Cannavaro së fundmi e fitoi titullin me Guangzhou Evergrande, por ende nuk ka trajnuar në Evropë.

Tani, ish-mbrojtësi i Real Madridit thotë se mendon shumë për Italinë dhe Los Blancos.

“Fillova të punoja si trajner, duke ëndërruar të drejtoja një klub si Real Madrid një ditë”.

“Duhet të mendosh shumë, prandaj po mendoj për Real Madridin, Kombëtaren italiane apo një klub të shkëlqyeshëm në Evropë”, ka thënë ai.

46-vjeçari tashmë ka menaxhuar një ekip kombëtar, duke e drejtuar Kinën për disa ndeshje në vitin 2019.

Artikulli i mëparshëmSi krijohet një vaksinë, hap pas hapi
Artikulli i radhësRama: Të premten vendoset për zonat e tjera të gjelbra, Tirana mbetet zonë delikate