Spanjë/ Trippier nën hetim për baste

0

Probleme të mëdha për Kieren Trippier. Mbrojtësi i Atletico Madrid ka përfunduar në shënjestrën e Football Association për sjellje të keqe me akuzën se ka thyer normat mbi bastet. Në vëmendjen e hetuesve është vënë transferimi i anglezit nga Tottenham tek Colchoneros në korrik 2019. “Nuk kam vënë kurrë bast e nuk kam përfituar kurrë nga bastet” është mbrojtur djathtoshi i kombëtares angleze përmes një komunikate, edhe pse kjo deklaratë mund të mos e shpëtojë ngë rreziku i skualifikimit për 4 muaj.

Trippier do të ketë kohë deri në 18 maj për të prezantuar versionin e tij të fakteve. FA do të prezantojnë kërkesën tek Fifa për të bërë të vlefshëm skualifikimin e tij të mundshëm edhe në Spanjë, ku luan tyashmë mbrojtësi, që ka thyer të njëjtat rregulla si Daniel Sturridge, të cilit në mars i është imponuar një skualifikim për katër muaj, përvec një gjobe prej 150.000 sterlina, për arsye se ka dhënë informacione të vëllait në nëntor 2018 mbi një transferim të mundshëm të tij tek Sevilla, që në fund dështoi.

Trippier, ndërkohë është mbrojtur duke hedhur poshtë cdo akuzë: “Kam bashkëpunuar plotësisht në hetimet e FA në muajt e fundit vullnetarisht, e do vazhdoj ta bëj”.

Artikulli i mëparshëmCOVID-19/ Nuk është e mundur që koronavirusi të prekë dy herë të njëjtin person thonë studiuesit në Korenë e Jugut
Artikulli i radhës“Në Itali plas lufta botërore nëse i japin titullin Juventus”: Maxi Lopez sulmon Lotiton