Kryemadhi: Qeveria gënjen për numrin e viktimave nga koronavirusi

0

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi bën akuza të forta ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama për mashtrim me shifrat e të vdekurve nga Covid-19.

“Nuk ka një menaxhim të mirë nga qeveria. Shifrat nuk tregojnë asgjë. Qeveria ka mashtruar ka gënjyer me shifrat. Qeveria ka gënjyer me shifrat e të vdekurve nga Covid-19. Masat nuk parandaluan asgjë. Pse nuk rri në rrugë virusi gjatë orës 5 deri në 5 e gjysmë pasdite.

Qeveria bën propagandë dhe nuk kërkon falje duke thënë që ky virus na zuri të papërgatitur dhe nuk arritëm ta menaxhojmë këtë situatë. Qeveria nuk ka treguar sa kanë vdekur në janar dhe shkurt” – tha Kryemadhi në një intervistë për emisionin “Open” në TCH. 

Artikulli i mëparshëmSerbia vendos/ Vuçiç: Zgjedhjet parlamentare dhe lokale më 21 qershor. Më 6 maj hiqet gjendja e jashtëzakonshme
Artikulli i radhësVazhdon misteri/ Pipero në ‘Çim Peka Live’ s’e tregon emrin e drejtuesit të komitetit teknik