Zëvendëskryeministri belg Koen Geens, ka gjetur veten në një situatë të sikletshme pasi nuk ka ditur të vendosë maskën mbrojtëse në fytyrë.
Momenti i sikletshëm nuk i ka shpëtuar objektivit të kameramanëve, që e filmuan këtë dhe për pak minuta videoja u bë virale.
Në videon e publikuar shihet se si Geens nuk arrin ta kuptojë se si duhet vendosur maska mbrojtëse kundër COVID-19, madje në një moment ai e ka vendosur mbi sy.
Sikur kjo të mos mjaftonte, ai vazhdoi duke e vendosur në ballë e pjesë tjera të kokës, por në fund e kupton si duhet ta bëjë.