Çmimet e naftës u rritën të martën ndërsa optimizmi për uljen e vazhdueshme të prodhimit dhe një rikthim të kërkesës me rihapjen e ekonomive në të gjithë botën i shtyu çmimet në nivele më të larta.
West Texas Intermediate, që është pikë referimi për industrinë e naftës në SHBA, u rrit me 20,45%, ose 4,17 dollarë, për ta qëndruar në çmimin në 24.56 dollarë për fuçi. WTI fitoi 3.08% të hënën – duke e mbyllur me mbi 20 dollarë për herë të parë që nga mesi i prillit – dhe shënoi ditën e saj të pestë rradhazi me rritje, e cila është peirudha më e gjatë ditore e rritjes që nga korriku
Presidenti Donald Trump në rrjete sociale u shpreh mbi rritjen e çmimeve, duke shkruar se “çmimet e naftës po rriten bukur ndërsa kërkesa filloi përsëri!”.
Kërkesa për naftë ra në pikiatë, ndërsa pandemia e koronavirusit u përhap në të gjithë globin, duke detyruar miliarda njerëz të mbeten brenda dhe të anullojnë udhëtimet ajrore. Kërkesa për “arin e zi” u ul me përafërsisht një të tretën në të gjithë botën gjatë muajit prill.
Por me ekonomitë që gradualisht po fillojnë të rihapen – ku një numër shtetesh në SH.B.A, përfshirë Florida, filluan planet e rihapjes së fazës së parë, dhe miliona italianë do të kthehen në punë këtë javë – investitorët besojnë se do të ketë një rritje të kërkesës.
Perspektiva e përmirësuar e kërkesës vjen pasi prodhuesit kanë zvogëluar prodhimin, i cili gjithashtu ka mbështetur rritjen e lehtë të çmimeve. Shkurtimi historik i prodhimit nga OPEC dhe aleatët e tij prodhues të naftës, me 9.7 milion fuçinafte në ditë hyri në fuqi më 1 maj. Norvegjia dhe Kanadaja gjithashtu kanë frenuar prodhimin.
Bursa për datën 5 Maj 2020 u mbyll si mëposhtë:
Vlerat janë të shprehura në $/mt
Produkti | Çmimi ditor ( $/mt ) | Ndryshimi ditor +/- ( $/mt ) |
BENZINA | 230.50 | + 39.50 |
DIESEL | 228.75 | + 43.75 |
©aktualitet.al