Ajo që na mungon më shumë se kurrë tani që jemi të izoluar dhe nuk dalim dot përveç se për të bërë pazar, është të dukemi bukur dhe të veshim rrobat tona të preferuara.
Por qëndrimi në shtëpi nuk duhet kurrsesi të na privojë nga të dukurit bukur dhe një nga mënyrat sesi të mos mërzitemi në karantinë, është veshja!
Shumë të famshme po tregojnë dita ditës së veshja në karantinë nuk duhet të jetë e mërzitshme, përkundrazi. Ne kemi përzgjedhur disa trende të reja nga vajzat më të famshme të ekranit shqiptar dhe fashionistat e Instagramit, të cilat duken yll edhe pse në kudhte karantine.
Një palë të brendshme seksi për ditët e ngrohta! Armina ka zgjedhur ato Skims!
Pak dizajn ushtarak si Rozana Radi, për super videot e TikTok!
Pak xixa në shtëpi si Anxhelina!
Po, xhinset mund t’i veshësh në shtëpi për sa kohë janë të shkurtra e të rehatshme!
Printi i veshjeve që duken sikur janë lyer me bojë, bën çdo veshje të duket super cool!
Veshet velvet në ngjyrë të ndezur, nuk kanë qenë ndonjëherë më në modë sesa sot!
Vish fustanin praktik më seksi që ke, si Angela Martini
Printi me vija, nga koka te këmbët si Ariana Fejzullahu
Dhe tutat e preferuara me një Tshirt të bardhë!