Skënder Brataj: “Virusi është drejt fundit të sezonit”. Ja kush është arsyeja pse Shqipëria nuk u godit rëndë…

0

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka dhënë një informacion mjaft shpresëdhënës për qytetarët shqiptarë.

Në një intervistë për report Tv, Brataj u shpreh se virusi është në fund të sezonit, piku ka kaluar dhe për këtë ka dhënë edhe argumente se përse pritet që me verën të zhduket edhe koronavirusi.

Brataj i referohet prejardhjes së koronavirsit, i cili bën pjesë e familjes SARS-COV2 apo MERS dhe referuar mënyrës së si këto të dy janë sjellë, me temperaturat e larta ai është zhdukur.

“Piku ka kaluar, fakti i kësaj kurbe të sheshtë është menaxhimi i situatës, rezultati ka qenë efikas falë masave të marra në fillim, frika dhe ankthi i njerëzve ka qenë vendimtar që njerëzit respektuan karantinën, ndryshe nga sa po ndodh tani. Ne morëm masat menjëherë, kjo pati shumë faktor pozitiv, që shtet po lirojnë masat, e kanë në kontroll numrin e të infektuarve, mund të ketë një rritje të tyre është diçka që e presim, por nuk duam që të ketë një rritje që është i pamenaxhueshme deri në mbipopullimin e spitaleve. Faktori kryesor është distancimi social, është në familjen e koronavirusit prandaj do të sillet pak a shumë si ato, nuk mund të flasim në këto momente, temperatura ndikon në shkatërrimin e tij, sars apo mers, përfundoi në korrik ku ishte temperatura më e lartë, jemi drejt përfundimit të këtij sezoni”, tha Brataj.

Ai është treguar optimistë sa i përket shifrave që ka pasur Shqipëria, e ndërsa ka pasur edhe një përgjigje për të gjithë ata që ditët e fundit kanë ngritur pyetjen “përse nuk bëhen publik emrat e Komitetit të Ekspertëve”. Duke sqaruar se nuk ka asnjë fshehje të të dhënave, Brataj tha se 1 nga anëtarët e Komitetit të Ekspertëve, por edhe të Task Forcës Institucionale është ai.

“Në Shqipëri mund të jemi pak më të qetë, virusi në fund të sezonit, temperatura po rritet, tragjedia më e madhe u shkaktua mbi moshat 70-vjeç. Janë shumë faktor që ndikojnë në këto tregues dhe Shqipëria i ka, prandaj është ky rezultat. Pse s’dalin emrat e ekspertëve, jo s’ka Komitet, unë jam mjek dhe jo politikan dhe të gjitha janë shifra të vërteta, ka një Task Forcë ndërministrore dhe Komuniteti Teknik, me një numër të mjaftueshëm, unë bëj pjesë të të dyja”, tha Brataj, teksa sqaroi se nuk ka lagje të mëdha të të infektuave siç ka ndodhur në botë, pasi në të kundërtën do të bëhej izolimi total i këtyre zonave.

“Janë të shpërndara, nuk ka zona të gjera, se po të kishte, kjo zonë do të izolohej”, shtoi Brataj.

Artikulli i mëparshëmRritet misteri: Gjendet i vrarë një nga studiuesit më të njohur të viruseve. Ishte në prag të lajmërimit të një zbulimi të rëndësishëm lidhur me COVID-19
Artikulli i radhësRama reagon për Raporti i “Freedom House”: Vepër e një gazetari të dëshpëruar. Shqipëria ka indeksin më pozitiv!