Vanessa në ditën e saj të lindjes, gjeti një letër dashurie nga Kobe Bryant dhe na mallëngjeu të gjithëve!

0

Ditën e sotme, partnerja e legjendës së basketbollit Kobe Bryant, Vanessa, feston 38-vjetorin e saj të lindjes.

Kjo ditëlindje e trishtë e ka gjetur vetëm me 3 vajzat e saj pranë vetes dhe me dhimbje të madhe për mungesën e bashkëshortit dhe vogëlushes Gianna.

Megjithatë, ajo që e ka gëzuar partneren e Braynt është një letër dashurie nga ky i fundit.

Kështu, kjo ishte si dhurata e fundit nga Kobe për ditëlindjen e saj, ndërsa Vanessa i ka ndarë emocionet me ndjekësit në Instagram.

“Dje gjeta një zarf ku shkruhej: Dashurisë së jetës time, nga Papi”. Prita që ta hapja zarfin në ditëlindjen time, më dha diçka për të pritur sot. Ironia është se Kobe kishte vendosur një foto timen të vizatuar me një engjëll që më mbante në krahë… Më mungon dashuria e jetës time dhe vogëlushja ime e ëmbël. Mirënjohëse që u zgjova pranë 3 vajzave të mia të ëmbla sot. Do të doja që të gjithë të ishim bashkë! Dëshira ime e ditëlindjes!”- shkruan Vanessa krahas postimit prekës.

Artikulli i mëparshëmMungesa e saktësisë së testeve të antitrupave rrezikon jetën e njerëzve
Artikulli i radhësItalia lehtëson kufizimet, pas një bllokimi dy mujor të Covid; 4,4 milion njerëz kthehen në punë