Albin Kurti “largohet” nga krahu i tij i djathtë?

0

Prej disa ditësh në Kosovë ka pasur raportime se marrëdhëniet mes Albin Kurtit dhe nënkryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, janë prishur.

Dyshimin e ka përforcuar edhe postim i fundit Albin Kurtit në Instagram, i cili ka falënderuar sekretaren organizative, Vlora Haxhimehmedin dhe nënkryetarin Besnik Bislimi për rritjen e përkrahjes që ka marrë së fundi LVV.

Në këtë postim, ai  nuk e ka përmendur në asnjë moment Konjufcën.

Dyshimi për një përçarje ndërmjet Kurtit dhe Konjufcës ka nisur para dy javësh, kur ky i fundit reagoi ashpër ndaj deklaratave të këshilltarit të Kurtit, Shkëlzen Gashi.

Kurti e shkarkoi Gashin të nesërmen, por nuk u distancua nga deklaratat e tij.

Vetë Kurti dhe Konjufca nuk kanë pranuar të komentojnë zërat për prishjen e marrëdhënies së tyre, por për Kurtin kjo gjë nuk është e re.

Kujtojmë që ai u nda kohë më parë nga disa prej bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë, me në krye Shpend Ahmetin, të cilët më pas krijuan parti të re.

Artikulli i mëparshëmErë anti-korrupsion nga Tirana në Prishtinë
Artikulli i radhësGjykata dënon me 46 vite burg biznesmenët e përfshirë në skemën e mashtrimit me TVSH-në