Pas videos ku predikonte mosleximin reagon sërish Ermal Mamaqi

0

Pak ditë më parë, Ermal Mamaqi bëri një deklaratë mbi librat, e cila u komentua shumë.

Aktori tha se në këtë periudhë nuk duhet të lexohen romane, por libra që kanë vlerë e që lidhen me profesionin.

“Mos lexoni budalliqe, ka ca që lexojnë romane. Nuk kam gjë kundër tyre, po kush lexon më romane tani! Lexoni libra që kanë vlerë e që lidhen me profesionin tënd dhe situatën që po kalon”, u shpreh moderatori në deklaratën e cila shkaktoi shumë polemika.

Por kjo deklaratë e tij nuk u prit mirë as nga botuesja Arlinda Dudaj e cila i ka kthyer përgjigje në një koment ku i thotë se do të mbahet mend si i vetmi opinionbërës që predikon mosleximin.

Ermali duket se nuk e ka lënë me aq dhe së fundmi ka publikuar në Instagram një video ironizuese.

Në video shfaqet Ami duke bërtitur nga gëzimi dhe njl grua e habitur kthen kokën për ta parë.“Unë duke u gëzuar që po hapemi

Një grua që lexonte romane kthen kokën”, shkruan aktori.

View this post on Instagram

Tag dikë që e ka librin si pjesë të trupit.🤪

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on

Artikulli i mëparshëmSalianji i bën llogaritë: Biznesi i vogël me humbje të mëdha, “Një bar kafe, minus 1.5 mln lekë çdo muaj”
Artikulli i radhësErë anti-korrupsion nga Tirana në Prishtinë