Shumica e klubeve në Serie A u rikthehen stërvitjeve – Milani refuzon t’i testojë lojtarët për coronavirus

0

Pjesa më e madhe e klubeve në Serie A u janë rikthyer stërvitjeve në këtë javë, por ende nuk ka protokolle mjekësore, derisa Milani refuzon t’i testojë lojtarët për Covid-19 derisa të jenë të autorizuar.

Qeveria e Italisë ka refuzuar protokollin e parë mjekësor, duke e quajtur të paefektshëm, derisa një protokoll i ri pritet të jetë nesër.

Por, një pjesë e madhe e klubeve tashmë kanë filluar stërvitjet dhe janë të gatshme mqë të vazhdojnë sezonin nga aty ku ka mbetur.

Lojtarët nga 4 maji kanë filluar stërvitjet individuale, derisa ato grupore do të jenë më 18 maj.

Rossonerët do t’i hapin qendrat stërvitore nga nesër, derisa ende po presin që t’i testojnë lojtarët për coronavirus.

Pak çaste më parë, Torino njoftoi se një lojtar i tyre ka rezultuar pozitiv me coronavirus, derisa është detyruar të futet në karantinë.

Artikulli i mëparshëmShtetrrethim politik/ Vasili: Nuk ka kuptim kufizimi deri në orën 17:30! Duan të rrënojnë biznesin e vogël
Artikulli i radhësCOVID-19/ Si të pastroni makinën tuaj tani që rihapja ka nisur